Me tri fitore në seri në Superligë dhe njëjtë edhe në garën evropiane, FIBA Europe Cup, e bëjnë Trepçën, skuadrën më në formë në elitën e basketbollit kosovar.
Ekipi mitrovicas, nuk di për humbje në gjashtë dhe vinte nga një seri negative prej katër humbjeve, në Superkupë, në ligë dhe në kupën evropiane.
Dhe pikërisht me këtë formë të latë, “xehetarët” janë gati të ndeshen me SIgal Prishtinën, rivalin e vjetër në klasiken e basketbollit kosovar.
Klubi i kryeqytetit nuk është në momentin më të mirë të tij. Së fundmi e humbi derbin e qytetit thellë 76:57 nga Bora.
Aktualisht Prishtina është e sanksionuar edhe nga Tribunali i Arbitrazhit të Basketbollit (BAT) të FIBA-s dhe nuk mund të transferoj lojtarë të ri pa kryer borxhet e kaluara.
Prishtina është e gjashta në ligë me 3 fitore e tri humbje, dhe shpresat i mban te forma e tri ndeshjeve të fundit ku realizoi dy fitore, por ndaj mitrovicasve, dueli i së dielës në kryeqytet do të jetë një sfidë e madhe, nëse skuadra është gati për të rivalizuar ekipet me pretendime.
Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të dielën nga ora 19:30 dhe është njëra nga katër duelet e xhiros së shtatë, që përmbyll rrethin e parë të Superligës.
Kjo javë nis me ndeshjen e së shtunës nga ora 17:30 ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit 029.
Të shtunën luhet edhe ndeshja tjetër ndërmjet Vëllanzimit e Bashkimit nga ora 19;30, ndërsa të dielën ndeshen Peja me Borën nga ora 17:30.
ProCredit Superliga – Xhiro VII
E shtunë, 31 tetor
17:00 | Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029
19:30 | Vëllaznimi – Bashkimi
E diel, 1 nëntor
17:00 | Peja – Bora
19:30 | Sigal Prishtina – Trepça