Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit, pas dy fitoreve radhazi në këtë garë.
Fazliu ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë triumfoi me Waza-ari ndaj portugezes Joana Crisostomo.
Në çerekfinale, xhudistja kosovare ishte bindëse, duke e mposhtur me Ippon garuesen vendase, Tsendbazar Mashbat, për të siguruar një vend në mesin e katër më të mirave.
Në gjysmëfinale, Fazliu do të përballet me polaken Angelika Szymanska, në përpjekje për të siguruar një vend në finalen e këtij turneu prestigjioz.
Teilen: