Friday, 30. October 2026
Sport

Akil Gjakova renditet i pesti në Grand Slamin e Abu Dhabit

GS 30/10/2026 1 Min. Lesezeit

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka përfunduar në vendin e pestë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi, pas një paraqitjeje të mirë në këtë garë ndërkombëtare.

Gjakova ishte i lirë në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë shënoi fitore me Ippon ndaj izraelitit Ohad Moritz.

Në luftën e radhës, xhudisti kosovar arriti një fitore të rëndësishme, duke mposhtur me Ippon nënkampionin aktual të botës, Makhmadbek Makhmadbekov, i cili përfaqëson Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, në çerekfinale, Gjakova u mposht me Yuko nga xhudisti azerbajxhanas Hidayat Heydarov.

Pas kësaj humbjeje, kosovari vazhdoi garën në repasazh, ku arriti të triumfojë me Yuko ndaj francezit Joan-Benjamin Gaba, duke siguruar luftën për medaljen e bronztë.

Në përballjen për vendin e tretë, Akil Gjakova u mposht me dy Waza-ari nga Karen Galstian, duke e përfunduar garën në pozitën e pestë.

Pavarësisht se mbeti pa medalje, Gjakova regjistroi fitore të rëndësishme në një garë të nivelit të lartë, përfshirë edhe triumfin ndaj nënkampionit aktual të botës.

Teilen: