Është zbuluar pikavarazhi i plotë i votimit për Topin e Artë 2026, duke konfirmuar se gara mes Harry Kane dhe Kylian Mbappé ishte jashtëzakonisht e ngushtë.
Sulmuesi anglez Harry Kane është shpallur fitues me 1,055 pikë, ndërsa Kylian Mbappé është renditur në vendin e dytë me 1,027 pikë. Diferenca mes dy yjeve ishte vetëm 28 pikë, një prej marzheve më të vogla të regjistruara në këtë shekull.
Kjo renditje e vendos garën e vitit 2026 si të dytën më të ngushtë të këtij shekulli. Rekordi mbahet nga viti 2019, kur Lionel Messi mposhti Virgil van Dijk me vetëm 7 pikë diferencë. Në vitin 2024, Rodri fitoi përballë Vinícius Junior me një avantazh prej 41 pikësh.
Pikët e plota të votimit për Topin e Artë 2026:
1.Harry Kane – 1,055 pikë
2.Kylian Mbappé – 1,027 pikë
3.Lamine Yamal – 881 pikë
4.Rodri – 726 pikë
5.Lionel Messi – 612 pikë
6.Khvicha Kvaratskhelia – 541 pikë
7.Ousmane Dembélé – 418 pikë
8.Erling Haaland – 378 pikë
9.Michael Olise – 296 pikë
10.Fabian Ruiz – 201 pikë
Pra, vetëm 28 pikë ndanë Kane nga Mbappé në garën për çmimin individual më prestigjioz në futboll, duke e bërë këtë një nga përfundimet më dramatike të viteve të fundit.