Christian Pulisic foli për rinovimin me Milanin dhe derbin ndaj Interit, pas humbjes në shtëpi kundër Bologna. Për rinovimin: “Vendimi ishte shumë i lehtë. Kam dashur gjithmonë të rinovoj, jam shumë i lumtur te Milani dhe dua të qëndroj këtu edhe për vitet e ardhshme. Prandaj firmosa”.
Për formën e tij: “Nuk mendoj se ekziston një Pulisic i ri apo i vjetër. Dua gjithmonë të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën. Falënderoj tifozët që më kanë mbështetur edhe në momentet e vështira. Milani është shumë i veçantë për mua”.
Për derbin: “Për mua, derbi është ndeshja më e mirë në Itali, por edhe në botë. Është një përballje speciale, me shumë intensitet, gjithmonë betejë. Për ne futbollistët, nuk ka ndeshje më të mirë për t’u luajtur”.
I pyetur nëse dëshiron të jetë sërish vendimtar, amerikani u përgjigj: “Sigurisht, dua gjithmonë t’i vendos ndeshjet. Përpiqem të shënoj dhe shpresoj ta ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë”.
Për sulmuesin Ramos: “Duhet ta ndihmojmë dhe të luajmë më pranë tij, siç tha trajneri. Ai me siguri do të shënojë shumë gola. Edhe tani po bën shumë gjëra të mira dhe nuk jemi aspak të shqetësuar”.
Pulisic vlerësoi edhe pronarin Gerry Cardinale, i cili i ka shprehur besimin dhe rëndësinë e tij për projektin e klubit. Për sfidën me Interin: “Vitet e fundit, Interi ka qenë shumë i fortë. Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte për të fituar, por mund t’ia dalim. Kundër Bologna, pasi kaluam në avantazh në pjesën e dytë, duhej ta menaxhonim më mirë rezultatin për të marrë tri pikët”.