Saturday, 31. October 2026
Sport

Ndeshja kundër Napolit, Zhegrova merr lajm të mirë nga Spalletti

GS 31/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me Juventusin.

Juventusi është nikoqir i Napolit të dielën mbrëma në Allianz Stadium me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Kjo ndeshje derbi pritet të jetë shumë e veçantë për sulmuesin anësor kosovar, Edon Zhegrova.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Luciano Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij titullar pasi duan të performojnë fuqishëm pas humbjes zhgënjyese në Genoa.

Kështu, Zhegrova pritet të luajë si titullar për herë të parë këtë edicion me Juventusin, në një rreshtim 4-3-3.

Ylli i Kosovës pritet të mbulojë krahun e djathtë të sulmit, ndërsa përkrah tij në sulm do të jenë edhe Jeremie Boga si anësor i majtë dhe Randal Kolo Muani në qendër.

Teilen: