Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e shërbimeve digjitale në platformën e-Albania dhe risitë që sjell Diella për administratën publike.
Përmes këtij procesi synohet modernizimi i administratës, rritja e efikasitetit të shërbimeve dhe lehtësimi i komunikimit me qytetarët.
Gjatë prezantimit, Rama bëri të ditur se Diella do të ketë funksionalitete të reja në muajt në vijim, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shkarkojnë aplikacionin për t’u njohur me mundësitë që ofron.
“Fantastiko-shkencore të inteligjencës artificiale dhe Enio ka dhe surpriza të tjera në muajt në vijim por sot ramë dakord që tu themi të gjithëve prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës, shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albanian totalisht në shërbimin tuaj, jo thjeshtë përmes gjithë hapave që ju ndiqnit deri tani”, u shpreh kryeministri.
/rtsh.al/