Janë publikuar formacionet zyrtare të Milanit dhe Interit për derbin e madh të qytetit, që zhvillohet sonte në kuadër të kampionatit italian.
Ndeshja mes dy rivalëve të përbetuar, e njohur si “Derby della Madonnina”, nis në orën 20:45.
Te Milani, nga minuta e parë do të luajnë Maignan, De Winter, Diwara, Gila, Modriq, Moreira, Musah, Pavloviq, Pulisic, Rabiot dhe Ramos.
Në anën tjetër, Interi do ta nisë ndeshjen me këtë formacion: Sommer, Akanji, Bastoni, Bisseck, Barella, Calhanoglu, Carlos Augusto, Diouf, Dumfries, Sucic dhe Thuram.
Vëmendja do të jetë te dy skuadrat milaneze, të cilat synojnë fitoren në një prej përballjeve më të mëdha të futbollit italian.
Teilen: