Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Ermal Krasniqi, ka gjetur për herë të parë rrjetën në Superligën turke.
Mesfushori kosovar ishte protagonist në fitoren bindëse të Amedsporit, që mposhti Eyupsporin me rezultat 5:1 në kuadër të xhiros së dhjetë.
Krasniqi zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, duke shënuar golin e parë të takimit.
28-vjeçari u largua nga fusha në minutën e 55-të, ndërsa deri më tani këtë sezon ka regjistruar edhe dy asistime.
Në këtë ndeshje mungoi Lumbardh Dellova, i cili ishte i suspenduar.
Amedspori, që drejtohet nga trajneri Besnik Hasi, renditet në vendin e dytë me 23 pikë, dy më pak se lideri Galatasaray.
Në anën tjetër, Eyupspori vazhdon të mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.