Monday, 2. November 2026
Sport

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

GS 02/11/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së dymbëdhjetë, ky çmim i është ndarë portierit të FC Feronikeli 74, Agron Kolaj, i cili ishte një nga protagonistët kryesor në barazimin pa gola (0:0) ndaj FC Malishevës.

Kolaj u dallua me disa pritje të shkëlqyeshme dhe ndërhyrje vendimtare, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke kontribuar në sigurimin e një pike të rëndësishme për skuadrën e tij. Me sigurinë mes shtyllave, reflekset e shpejta dhe përqendrimin gjatë gjithë takimit, ai ishte ndër më meritorët për rezultatin e arritur.

Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Teilen: