Një ngjarje që ka alarmuar banorët e zonës ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një zjarr ka rënë në ambientet e një lokali, të pozicionuar në katin e fundit të një ndërtese shumëkatëshe në Sheshin “Demokracia”.
Sipas informacioneve paraprake nga terreni, ambientet e lokalit ku ka rënë zjarri kanë qenë jashtë funksionit prej më shumë se një viti.
Deri më tani nuk dihet shkaku i zjarrit ndërsa bëhet e ditur se lokali është jashtë funksionit prej një viti.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë shuarjen e flakëve.
/rtsh.al/
Teilen: