Te Manchester United situata nuk është aspak e mirë këtë sezon. skuadra angleze do të luajë sot në “Olda Trafford” ndaj Roma dhe dëshira për një fitore është e madhe për të dalë nga kriza.
Këtë gjë e konfirmon talenti anglez Kobbie Mainoo, që para sfidës tha: “Shumë njerëz i njohin vlerat që përfaqëson ky klub, vlera të trashëguara nga ata që kanë punuar dhe kanë luajtur këtu”.
“E konsideroj detyrën time të përcjell mesazhin e Manchester United, duke filluar që nga akademia e të rinjve. Kam ndërmend ta përcjell këtë mesazh për sa kohë të kem mundësi“, shtoi më tej mesfushori anglez.
“Ka qenë një sezon i vështirë. Nuk kemi arritur rezultatet që shpresonim, por tani shikojmë përpara, duke ditur se na presin ndeshje të rëndësishme. Besoj se na duhet vetëm një fitore për të ndryshuar situatën,” shtoi Mainoo.