Tuesday, 3. November 2026
Sport

Futbollisti spanjoll vdes pas përplasjes

GS 03/11/2026 2 Min. Lesezeit

Futbollisti spanjoll i Tenerifes, Jesus de Miguel , ka vdekur të martën në moshën 30-vjeçare, një ditë pasi pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje gjatë ndeshjes, njoftoi klubi spanjoll i kategorisë së dytë. 

Tragjedia ndodhi pas ndeshjes mes Tenerifes dhe Andorras, që u luajt të hënën në kuadër të La Liga 2.

Në kohën shtesë, kur rezultati ishte 2:2, De Miguel u nis në drejtim të topit, në tentim për të realizuar kundërsulm. Portieri i Andorras, Jesus Owono doli larg nga porta për të ndërprerë aksionin dhe u përplas me sulmuesin e Tenerifes.

Owono ngriti këmbën lart në tentim për të larguar topin dhe me gju goditi De Miguelin, që ra në fushë pa ndjenja. De Miguel pësoi lëndime në kokë dhe në gjoks.

De Miguelit i është ofruar ndihma mjekësore në fushë. Ai pësoi arrest kardiak pas përplasjes së rrezikshme. 

Gjendja e futbollistit është keqësuar gjatë natës, ndërsa në mëngjesin e të martës u njoftua për vdekjen e tij.

De Miguel ishte në edicionin e dytë te Tenerife. Ka luajtur edhe për skuadra si Castellon, Unionistas e Navalcarnero.

Teilen: