Tuesday, 3. November 2026
Sport

Barcelona kërkon reagimin në Champions

GS 03/11/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona – Aston Villa dhe Manchester United – Roma, janë prej dueleve më interesante që luhen sonte dhe i takojnë xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Të dy ndeshjet që i takojnë fazës së ligës startojnë nga ora 21:00, ndërsa Barcelona dhe Manchester Unitedi që luajnë në shtëpi, kërkojnë reagimin.

Barcelona në “Camp Nou” e pret Aston Villan dhe për ekipin spanjoll ky është një test i vërtetë duke pasur parasysh se ekipi anglez i ka tri fitore në Champions.

Në anën tjetër, Barça synon reagimin pas disfatave nga PSG dhe Real Madridi kurse vikendin e shkuar triumfoi bindshëm kundër Levantes në La Liga.

Për dallim prej Barcelonës, situata te Manchester Unitedi është dukshëm me dramatike pasi ekipi anglez në Ligën e Kampionëve ëshët pa fitore prej datës 10 shtator dhe zë vendin e 20-të me tri pikë.

Prej orës 21:00, sonte luhen edhe duelet Villarreal – PSG, Bodo/Glimt – Lille, Feyenoord – Inter dhe LASK – Slovan kurse nga ora 18:45 po luhen ndeshjet Galatasaray – Stuttgart dhe Shakhtar – Sporting.

Teilen: