Kombëtarja e Kosovës për futbolliste i ka mësuar kundërshtarët për “UEFA Women’s Nations League 2027”.
Shorti është tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës, ku janë përcaktuar grupet për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.
Kosova do të jetë në Grupin 4 të Ligës B së bashku me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë.
“Dardanet” nuk ia dolën në plejofin kualifikues për Botërorin që vitin tjetër mbahet në Brazil. U eliminuan në raundin e parë nga Austria.
Kosova siguroi avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme, pasi doli fituese në C2.
Ndërkohë edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët që po ashtu është në Ligën B.
Shqipëria do të jetë në Grupin 1 së bashku me Belgjikën, Rumaninë dhe Serbinë.