Tuesday, 3. November 2026
Sport

Peshëngritësja e Kosovës e pesta në Botëror

GS 03/11/2026 1 Min. Lesezeit

Emily Ibanez, peshëngritësja 15-vjeçare që përfaqëson Kosovën, ka regjistruar rezultat të mahnitshëm të martën në Kampionatin Botëror për të rritur që po mbahet në Kinë.

Ibanez është renditur e pesta në dygarësh në kategorinë deri 69 kilogramë, ndërsa është më e reja në Botërorin për seniorë.

Ibanez ngriti gjithsej 240 kilogramë kurse garoi në Grupin B, që është i dyti më i forti dhe vetëm dy garuese, njëra nga Kolumbia dhe tjetra nga Bjellorusia kishin rezultat më të mirë.

Në shkëputje, Ibanez u rendit e treta me rezultatin prej 106 kilogramë kurse në shtytje ishte e gjashta me 134 kilogramë.

Ibanez është e lindur në Spanjë, ndërsa prej këtij viti Emily dhe vëllai i saj, Brayan po garojnë për Kosovën.

Brayan Ibanez është dashur të garojë të hënën në Botëror por hoqi dorë për shkak të sëmundjes kurse të mërkurën për Kosovën do të garoj iraniani Kianoush Rostami.

Teilen: