Bayern Munich ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në fazën e grupeve në Champions League, duke mundur në transfertë Atletico Madridin me shifrat 0-2. Pjesa e parë në “Metropolitano” u mbyll në barazim 0-0. Në pjesën e dytë, bavarezët treguan forcën e tyre duke shënuar dy gola, Lennart Karl 54′ dhe Konrad Laimer 74′.
Në “Old Trafford”, Manchester United fitoi 3-2 ndaj Romës. Verdhekuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë , falë golave të Matias Soule në minutën e 12-të, pas një asisti fantastik të Rodrigo Mora dhe penalltisë së Donyell Malen, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Heaven.
Reagimi i “Djajve të Kuq” erdhi në pjesën e dytë, duke përmbysur shifrat në favorin e tyre. Bruno Fernandes ngushton fillimisht shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 58-të. Minutat e fundit ishin vërtet shumë të bukura, ku “Djajtë e Kuq” shënuan edhe dy gola të tjerë, me brazilianin Matheus Cunha 83′ dhe 86′. Vendasit e mbyllën takimin me një lojtar më pak, pasi autori i dy golave, Matheus Cunha, mori dy kartonë të verdhë në pak minuta.
LASK fitoi në shtëpi 4-0 ndaj Slovan Bratislava. Sfida e vetme që u mbyll pa gola ishte ajo në Norvegji mes Bodo/Glimt dhe Lille.