Wednesday, 4. November 2026
Sport

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

GS 04/11/2026 1 Min. Lesezeit

Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Shtatë ndeshje do të nisin nga ora 21:00 por nuk do të ketë ndonjë derbi pasi pritet që skuadrat favorite të realizojnë fitore.

Ndeshja që pritet të jetë pak më interesante, është ajo ndërmjet Leipzigut dhe Manchester Cityt, me ekipin anglez që synon fitoren e tretë dhe atë gjerman që kërkon të dytën.

Aktualisht, City ka 6 pikë, tri më shumë se Leipzigu në tabelë dhe të dy skuadrat futen për fitore në këtë përballje.

Napoli që ka vetëm një fitore, do të luajë në udhëtim te Porto, ekip që i ka humbur tri ndeshjet e para të fazës së ligës dhe synon rikthimin në këtë ndeshje.

Borussia Dortmundi do të përballet me Real Betisin, ndërsa Arsenali do të jetë mysafir i ekipit nga Çekia, Slavia e Pragës.

Duelet tjera të mbrëmjes, janë Lens – Como, PSV Eindhoven – Brugge dhe Viking – Sabah.

Teilen: