Pas përfundimit të ciklit të parë prej katër gjithsej në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll, FBK ka publikuar edhe liderët statistikorë.
Pas shtatë xhirove të luajtura, në tabelë prinë Bashkimi me 13 pikë që është e vetmja me gjashtë fitore e një humbje, por ekipi nga Prizreni nuk prinë në statistika.
Sa i përket pikëve të shënuara, në këtë statistikë primatin e ka Rahoveci 029 që pas shtatë xhirove ka sulmin më efikas me 629 pikë në total apo 98.86 pikë për ndeshje.
Ndërkohë, mbrojtjen më të fortë e ka skuadra e Borës që në total ka pranuar vetëm 485 pikë apo vetëm 69.3 pikë për ndeshje.
Poashtu, Bora që është e treta në tabelë me 12 pikë, prinë edhe në statistikën e kërcimeve duke realizuar hiq më pak se 41.86 kërcime për ndeshje.
Kampionia në fuqi, Trepça që ka 12 pikë dhe është e dyta në tabelë, krenohet me asistimet pasi ka një mesatare prej 18.86 asistimeve për ndeshje.
Në dy statistika sikurse Bora, prinë edhe Golden Eagle Ylli por në topa të vjedhur dhe bllokime, duke regjistruar 8.29 topa të vjedhur për ndeshje dhe 2.86 bllokada.