Një prej historive më të veçanta të futbollit gjerman po i afrohet fundit.
Frank Schmidt do të largohet nga Heidenheimi në përfundim të këtij sezoni, duke i dhënë fund një periudhe pothuajse 20-vjeçare në krye të klubit.
52-vjeçari mori drejtimin e Heidenheimit në shtator të vitit 2007, kur skuadra garonte në nivelin e katërt të futbollit gjerman.
Nën drejtimin e tij, klubi shkroi historinë duke arritur deri në Bundesliga në vitin 2023, ndërsa një vit më vonë siguroi edhe pjesëmarrjen në UEFA Conference League.
Schmidt, trajneri me qëndrimin më të gjatë në historinë e futbollit profesional gjerman, ka vendosur të marrë një pushim nga futbolli pas përfundimit të sezonit.
“Pas pothuajse 20 vitesh si trajner i FCH-së, thjesht dua të bëj një pushim këtë verë. Së bashku kemi shkruar një histori unike në futbollin profesional gjerman, por kapitulli i fundit ende nuk është përfunduar”, deklaroi Schmidt.
Heidenheimi, që sezonin e kaluar ra nga Bundesliga, aktualisht renditet në vendin e gjashtë në 2.
Bundesliga, ndërsa Schmidt do të synojë ta mbyllë aventurën e tij të jashtëzakonshme me një tjetër sukses për klubin.