Wednesday, 4. November 2026
Sport

Muriqi ia siguron fitoren Fenerbahçes ndaj Liverpoolit

GS 04/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovë, Vedat Muriqi u inkuadrua nga banka e rezervistëve për t’ia siguruar fitoren Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve.

Fenerbahçe në Stamboll mposhti Liverpoolin me pèrmbysje të rezultatit në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

Fenerbahçe triumfoi 3:2 ndaj Liverpoolit, ndërsa Muriqi shënoi golin e tretë për ekipin turk.

Muriqi në minutën e 63-të, zëvendësoi Romelu Lukakun kurse golin e realizoi në minutën e 79-të për rezultatin përfundimtar.

Dy golat tjerë për Fenerbahçen i realizuan Archie Brown e Mason Greenwood kurse për Liverpoolin shënuan Trey Nyoni dhe Cody Gakpo.

Fenerbahçe me fitore i ka pesë pikë dhe zë vendin e 19-të.  Liverpooli i pesti i ka nëntë pikë

 

 

Teilen: