Wednesday, 4. November 2026
Sport

Reali me fitore të ngushtë në Athinë

GS 04/11/2026 2 Min. Lesezeit

Real Madridi ka realizuar fitore dramatike në Athinë ndaj AEK-ut të mërkurën mbrëma, në xhiron e tretë të fazës së ligës në Champions.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq kapiteni i skuadrës Federico Valverde.

Valverde realizoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e dytë të kohës shtesë për 3:2. Dhe e vendosi sfidën ku u shënuan pesë gola.

Aboubakary Koita shënoi gol të bukur në minutën e 12-të për 1:0, ndërsa Jude Bellingham, me lëvizje mjeshtërore në zonë, shënoi për 1:1.

Më pas gol për AEK-un shënoi Stavro Pilo, mbrojtësi i krahut të majtë i Shqipërisë.

Pilo realizoi në minutën e 75-të nga afërsia për 2:1. 25-vjeçari në xhiron e kaluar gol shënoi edhe ndaj Manchester Cityt.

Por kthimi i Realit të Jose Mourinhos nisi në minutën e 78-të. Kylian Mbappe realizoi nga afërsia për 2:2, ndërsa Valverde, që u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, shënoi për 3:2 në minutën e 92-të.

Real Madridi ka 12 pikë dhe është lartë në tabelë. AEK-u mbetet me tri pikë.

Teilen: