Thursday, 5. November 2026
Sport

Zbardhen 5 vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet në Kavajë, arrestohet 31-vjeçari

GS 05/11/2026 1 Min. Lesezeit

Pesë raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit tetor në qytetin e Kavajës janë zbardhur nga policia, ndërsa në pranga ka rënë autori i dyshuar, një 31-vjeçar që ishte shpallur më parë në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Sipas policisë, 31-vjeçari A. S., ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria kishte nxjerrë ndaj tij urdhër ndalimi më 19 tetor 2026, për veprën penale të vjedhjes.

Nga hetimet dyshohet se gjatë periudhës 4-27 tetor 2026, ai ka kryer pesë vjedhje në lagje të ndryshme të Kavajës. Konkretisht, dyshohet se ka marrë sende dhe pajisje të ndryshme në tri banesa, një dyqan dhe një automjet.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 31-vjeçari, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

/rtsh.al/

Teilen: