Thursday, 5. November 2026
Sport

Basketboll, duele interesante në çerekfinale të Kupës së Kosovës

GS 05/11/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka bërë të ditur se janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës për këtë sezon, ku tetë skuadrat do të garojnë për katër vende në gjysmëfinale.

Pothuajse, të gjitha ndeshjet çerekfinale pritet të jenë interesante dhe me rivalitet të madh pasi skuadrat synojnë triumfin edhe në Kupën e Kosovës krahas Superligës.

Bashkimi – Vëllaznimi, Golden Eagle Ylli – Bora, Sigal Prishtina – Trepça dhe Rahoveci 029 – Peja, janë ndeshjet çerekfinale që do të zhvillohen me sistem vajtje – ardhje.

Ndeshjet e para, do të luhen më datat 13 e 14 janar të vitit të ardhshëm kurse ato të kthimit pas një jave.

Krahas çerekfinaleve edhe gjysmëfinalet do të luhen me nga dy ndeshje – vajtje e ardhje – kurse finalja do të jetë me një ndeshje të vetme.

Teilen: