Thursday, 5. November 2026
Sport

Jorge Jesus zbulon bisedën me Ronaldon: I kërkova të mos largohej nga Portugalia

GS 05/11/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri Jorge Jesus ka zbuluar se kishte tentuar ta bindte Cristiano Ronaldon të vazhdonte të ishte pjesë e kombëtares së Portugalisë, duke pranuar se kishte nevojë për përvojën dhe praninë e yllit portugez.

Jesus tregoi se kishte biseduar personalisht me Ronaldon para grumbullimit të parë dhe i kishte kërkuar të qëndronte në ekip.

“I kërkova të qëndronte, të ishte pranë meje, sepse kisha nevojë për të, por duhet ta pranoj vendimin e tij”, deklaroi Jesus.

Marrëdhënia mes të dyve ishte tensionuar gjatë pushimit të fundit, pasi Ronaldo, pasi kishte mësuar se do të qëndronte në stol për ndeshjen e dytë radhazi, ishte larguar nga qendra e grumbullimit.

Megjithatë, Jesus nuk i kurseu vlerësimet për 41-vjeçarin, duke e cilësuar atë si një simbol të futbollit portugez dhe një shembull për brezat e rinj.

“Ai është një pikë referimi globale, për Portugalinë dhe kombëtaren. Gjatë viteve i ka dhënë shumë ekipit dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë”, përfundoi trajneri.

Teilen: