Kanë përfunduar ndeshjet e para të ditës në Europa League, ku befasia më e madhe është regjistruar në “San Siro”.
Milani është mposhtur me rezultat 0-2 nga Ferencvaroshi, në një ndeshje ku mysafirët hungarezë treguan efikasitet të lartë, shkruan Indeksonline.
Pas pjesës së parë pa gola, Lenny Joseph kaloi Ferencvaroshin në epërsi në minutën e 51-të, pas një gabimi të rëndë të portierit Lorenzo Torriani.
I njëjti futbollist dyfishoi epërsinë në minutën e 66-të, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Ferencvaroshi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 77-të, pasi Yusuf Bamidele u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje ndaj Mario Gila, por Milani nuk arriti të përfitonte nga superioriteti numerik.
Me këtë fitore, Ferencvaroshi shkon në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjeve dhe kryeson renditjen, me pikë të barabarta me Bournemouthin, që triumfoi 1-3 në udhëtim ndaj Sparta Pragës, pas përmbysjes së rezultatit.
Rezultatet e tjera të ndeshjeve të para të ditës:
