“Nuk dua të komentoj largimin e Cristiano Ronaldos nga kombëtarja portugeze. Duhet respektuar dhe unë e respektoj vendimin e tij. Kjo nuk është një tërheqje nga futbolli. Karriera e tij nuk ka përfunduar. Kushdo që e njeh, e di se ka ende objektiva për të arritur”.
Kështu u shpreh José Mourinho, trajneri i Real Madridit, për vendimin e Ronaldos për t’i dhënë fund aventurës me Portugalinë.
“E vetmja gjë që do të dëshiroja është që lamtumira e tij si futbollist të ndodhte në një ditë tjetër”, – shtoi Mourinho, duke kritikuar mënyrën se si u organizua ky moment. Ronaldo u shfaq në një video, duke lexuar një letër për tifozët, në vend që t’i rezervohej një ceremoni madhështore publike, si ajo që Argjentina organizoi për Lionel Messin vetëm pak javë më parë.