Bullizmi kibernetik nga adoleshentë mbetet ankesa kryesore me rastet e raportuara muajt e fundit, por ajo që ngre alarmin së fundmi është krijimi i shumë grupeve të mbi 50 mijë burrave dhe djemve që shpërndajnë materiale me permbajtje dhunën seksuale ndaj fëmijëve. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve raporton se ndryshe nga grupet e bullizmit ndërmjet fëmijëve, që janë brenda të njëjtës grupmoshë, të tjerë janë më të sofistikuar.
“E para ka të bëjë me bullizmin kibernetik ndërmjet fëmijëve që vazhdon të jetë problemi kryesor. E dyta, krahasuar me vitet e tjera, shikojmë që ka grupe gjithmonë e më të organizuara ë të cilat shpërndajnë, e para njëherë mbajnë se dhe kjo është e rëndësishme, pastaj e shpërndajnë materiale me përmbajtje të dhunës seksuale si ndaj fëmijëve ashtu dhe ndaj vajzëve dhe grave. Janë përgjithësisht grupe të burrave dhe djemve të rinj. Përdorin çate të avancuara që janë të enkriptuara ku janë 20-30 deri në 50.000 burra dhe djem që flasim me njëri-tjetrin që koordinohen. Sa herë mbyllet platforma A, pra çati A, kalojnë tek platforma tjetër te çati B dhe sa herë mbyllet çati B te platforma B kalojnë në një platformë tjetër. Janë të gjithë shqipfolës, po janë Shqipëri, Kosovë, Maqedoni përgjithësisht shumë pak Mali i Zi”, deklaroi Altin Hazizaj, Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA).
Shifrat tregojnë rritje të ankesave muajt e fundit, ndërsa 1 rast mjaft sensitive është edhe ai i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.
“Thuaj se janë 100 ankesa çdo muaj që flasim për incidente serioze që në total thuajse deri në fund të të gushtit shkojnë diku te 700 ankesa. Ndërkohë që për shembull viti i kaluar, i gjithë viti ka qenë vetëm 641 raste për shembull. Pra, bëhet fjalë për një rritje. Këtë vit kemi patur rastin e një vajze adoleshente, ishte marrë foto e saj dhe ishte bërë në trupin për mundimi, çdo gjë ishte perfekt në trupin e një vajze, gruaje që performonte pornografi, kuptohet, domethënë ishte një një shfaqje seksuale, por që ishte vendosur koka e saj. Ishte një profil specifik, por nuk e kishe shpërndarë. E kishe shpërndarë brenda një grupi shumë të vogël që ne e bëmë të mundur që që ta mbyllnim. Po video ishte shumë sensitive. Duhet të kishe paguar që ta bëje atë video, pasi një AI normale nuk ta bën dot”, deklaroi Hazizaj.
Hazizaj thotë se shqetësim mbetet jo vetëm shpërndarja, por edhe fakti se grupet e sofistikuara i posedojnë ende materialet edhe nëse platforma ku ata komunikojnë mund të fshihet.
“Policia dhe prokuroria duhet të bëjnë hetimet super të thelluara për t’i gjetur. Ku janë këto materiale? Kush i mban këto materiale? Materiale të tilla nuk janë thjesht materiale standarte. Pra ti po e vendos në një cep ku mbahet prova dhe po e le aty. Trajtimi i tyre është shumë më delikat sepse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për provat dixhitale. Pra nuk bëhet fjalë thjesht për një telefon që po e fike nuk transmeton as një gjë, nuk është lidhur me internetin. Sidomos për dhunën seksuale, mendoj që ndonjëherë I ekspozon institucionet e zbatimit të ligjit, por edhe ato të drejtësisë në vijimin e krimeve. Na ka rezultuar që video specifike që nuk janë bërë as publike, thjesht kanë qarkulluar nëpër celular, por që nuk janë bërë asnjëherë publike dhe që janë prova për shembull në polici, në prokurori, por që s’janë bërë as publike as përpara gjykatës. Fillojnë qarkullojnë dërmjet telefonave. Ndërkohë t’i thua këtë e ka vetëm prokuroria apo ose ka vetëm policia”, tha Hazizaj.
Kodi penal ekzistues nuk arrin të mbulojë të gjithë gamën e krimeve që ndodh sot në hapësirën kibernetike, ndërsa burimi i përhapjes së videos dhe mungesa e protokolleve mbetet gjithashtu një shqetesim kryesor.
“Kodi i ri unë shpresoj dhe besoj në fakt që do t’a zgjidhë gjithë këtë dilemë. E dyta që është shumë e rëndësishme, Shqipëria po miraton ligjin për shërbime dixhitale që është i njëjti me atë të Bashkimit Europian. Pra po e transpozon si pjesë të normave të brendshme të Shqipërisë. Unë besoj që në qoftë se të dyja këto ligje miratohen sa më shpejt që të jetë e mundur do të kemi një legjislacion i cili të paktën në nivelin e Ballkanit na vendos në një pozicion ku ne mund të themi me gojë të plotë që po ka mbrojtje ligjore për fëmijët. Në stadin aktual nuk jemi, jemi shumë larg Bashkimit Europian apo të shumë vendeve dhe për më tepër po marr rast edhe rastin e fundit të nismës së Bashkimit Europian dhe presidentes së Këshillit që tashmë ata BE-ja do të ketë një akt të mbrojtjes së fëmijëve online.
Pra ata tani po shkojnë një hap edhe më tutje gjë që duhet të na bëjë të gjithëve së bashku koshent për të filluar diskutimet. A ka nevojë Shqipëria për një akt, për një ligj për mbrojtjet e fëmijëve. Unë pa diskutim personalisht, por edhe si një person që vjen nga fusha juridike pa diskutim që e mbështesim”, shtoi Hazizaj.
Mes gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe shantazhit online, hapësira digjitale po shndërrohet në një terren të minuar, ku mungesa e mekanizmave për frenimin e tyre, po cënon çdo ditë sigurinë e fëmijëve.
/RTSH/