Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen në muajin nëntor.
“Dardanët” do të luajnë gjatë këtij muaji dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, ku fillimisht presin Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë dhe pastaj udhëton drejt Dublinit për ndeshjen e fundit ndaj Irlandës më 17 nëntor.
Për këto dy ndeshje, Foda ka zgjedhur t’i grumbullojë plotë 25 futbollistë, ku përveç ‘senatorëve’ të ekipit, nuk mungojnë as risitë.
Risitë e listës janë mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi.

Teilen: