Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit nëntor, në kuadër të Ligës së Kombëve.
Në listë janë tre emra të rinj, për dallim nga grumbullimi i fundit, transmeton lajmi.net.
Në defanzivë janë dy lojtar të rinj: Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus. Kurse në ofenzivë, është ftuar sulmuesi Enis Rexhepi.

Me 14 nëntor, Kosova luan kundër Izraelit nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kurse, me 17 nëntor, Kosova do të luaj si mysafire kundër Republikës së Irlandës, nga ora 20:45./lajmi.net/
Teilen: