Sunday, 15. November 2026
Futboll

“Juventusit i mungon një ‘9’ i mirëfilltë. Woltemade është hibrid, Kolo Muani luan më mirë si anësor”

GS 07/11/2026 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka marrë frymë pas fitores ndaj AZ Alkmaar në “Europa League”, por për të folur për një kthesë të vërtetë nevojiten konfirmime të tjera. Ish-futbollisti bardhezi, Massimo Mauro, ka analizuar problemet e skuadrës së Luciano Spallettit, duke vënë në dukje mungesën e vazhdimësisë dhe vështirësitë në sulm.

“Ndoshta, nëse ndeshja me AZ do të kishte zgjatur edhe pesë minuta, Juventusi do të ishte barazuar. Skuadra tregoi sërish kufizimet e saj, të cilat janë më shumë karakteriale sesa teknike”, – deklaroi Mauro.

Ai shprehu rezerva për Nick Woltemade: “Ai është gjithçka, përveçse një sulmues i mirëfilltë. Është një lojtar hibrid, që nuk besoj se do të bëhet ndonjëherë golashënues i madh, por as mesfushor”.

Për Randal Kolo Muani mendon se pozicioni më i përshtatshëm është në krahë: “Atje shprehet më mirë, sepse mund të vrapojë, të lëvizë lirshëm, të kthehet edhe prapa për të marrë topin”.

 

 

Teilen: