Një superderbi zhvillohet sonte në Madrid, ku Atletico Madrid e pret Barcelonën në kuadër të javës së 12-të të La Ligës.
Barcelona kryeson tabelën me 30 pikë, vetëm dy më shumë se Atletico Madridi, që renditet në pozitën e dytë.
Skuadra e Diego Simeones vjen në këtë takim pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat dhe synon triumfin që do ta ngjiste në krye të tabelës.
Në anën tjetër, Barcelona e Hansi Flickut po kalon formë të shkëlqyer, pasi ka realizuar 46 gola në 11 ndeshjet e para të kampionatit.
Katalunasit vijnë pas fitores 6:1 ndaj Alavesit dhe synojnë ta ruajnë pozitën e parë.
Një tjetër motivim për Simeonen është mundësia për t’u bërë trajneri i parë në histori të La Ligës me 345 fitore në këtë garë.
Barcelona synon gjithashtu të regjistrojë fitoren e pestë radhazi si mysafire ndaj Atleticos në kampionat, një arritje që vetëm dy skuadra e kanë realizuar më parë.
Fitorja në këtë derbi do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në garën për titullin e kampionit.
Formacionet e mundshme:
Atletico Madrid:
22 Grimaldo — 10 Baena — 19 Alvarez — 17 Hancko — 6 Koke — 13 Oblak — 18 Pubill — 8 Barrios — 14 Llorente — 20 Simeone — Lee
Barcelona:
24 Garcia E. — 10 Lamine Yamal — 21 de Jong — 5 Cubarsi — 1 Garcia I. — 11 Raphinha — 7 Fermin — 18 Martin — 8 Pedri — 17 Gordon — 2 Cancelo