Sunday, 8. November 2026
Sport

Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

GS 08/11/2026 1 Min. Lesezeit

Mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës morën pjesë në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili u zhvillua për katër ditë në Pallatin e Kongreseve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se panairi shërbeu si një hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në disa sektorë të ekonomisë.

Sipas Ramës, sipërmarrjet pjesëmarrëse patën mundësinë të prezantojnë aktivitetin e tyre dhe të krijojnë ura bashkëpunimi në fushën e energjisë, teknologjisë, industrisë, bujqësisë dhe turizmit.

“Mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës u mblodhën për katër ditë me radhë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, për të ndarë përvoja dhe për të hapur horizonte të reja bashkëpunimi në energji, teknologji, industri, bujqësi e turizëm”, shkruan kryeministri.

/rtsh.al/

Teilen: