Sunday, 8. November 2026
Sport

Prishtina fiton ndaj Vushtrrisë, Drenica dhe Drita ndahen në barazim

GS 08/11/2026 1 Min. Lesezeit

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.

Rin Ahmeti dhe Assane Diatta realizuan golat për skuadrën kryeqytetase, ndërsa Urime Statovci shënoi për vendasit.

Në ndeshjen tjetër, Drenica dhe Drita u ndanë në barazim.

Skuadra gjilanase e nisi mirë takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e 16-të, me golin e Albert Dabiqajt, pas asistimit të Pëllumbit.

Megjithatë, Drenica reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 25-të, kur Genc Hamiti realizoi pas një aksioni të shpejtë.

Pavarësisht përpjekjeve të Dritës për të rikthyer epërsinë dhe rasteve të krijuara, skuadra gjilanase nuk arriti ta konkretizonte asnjërin prej aksioneve.

Pas këtyre rezultateve, Prishtina shkon në kuotën e 32 pikëve, pesë më shumë se Malisheva, ndërsa Vushtrria mbetet me vetëm tri pikë.

Drita renditet në pozitën e tretë me 24 pikë, kurse Drenica zë vendin e tetë me 12 pikë.

Teilen: