Sunday, 8. November 2026
Sport

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

GS 08/11/2026 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës në karate e ka përmbyllur me sukses Kampionatin Ballkanik, që u mbajt në Stamboll të Turqisë, duke fituar gjithsej 10 medalje: një të artë, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Në ditën e fundit të garave, karateistët kosovarë fituan edhe tri medalje të bronzta në garat ekipore. Në podium u ngjitën ekipet e djemve në kategoritë kadetë dhe juniorë, si dhe ekipi i vajzave kadete.

Medaljen e vetme të artë për Kosovën e fitoi Emira Maqedonci, e cila u shpall kampione e Ballkanit në garën individuale.

Tri medalje të argjendta i fituan Suela Arifi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, ndërsa me medalje të bronzta në garat individuale u stolisën Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.
Kështu, Kosova e mbyll këtë kampionat me një bilanc prej 10 medaljesh, duke dëshmuar paraqitje të suksesshme të garuesve të saj në arenën ballkanike.

Teilen: