Monday, 9. November 2026
Sport

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

GS 09/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet nga punimet në kantierin e Bypass-it të Tiranës, të cilën e konsideron një nyje strategjike për infrastrukturën rrugore e cila që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan.

Ky Bypass sipas kreut të qeverisë do të lehtësojë trafikun dhe do të shmangë kalimin përmes kryeqytetit.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bypass-it të Tiranës, një nyje strategjike e infrastrukturës rrugore që po merr formë dhe që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, duke lehtësuar trafikun dhe shmangur kalimin përmes kryeqytetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Teilen: