Monday, 9. November 2026
Sport

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 21 gjoba nga 5 mijë lekë

GS 09/11/2026 1 Min. Lesezeit

Policia e Tiranës ka vendosur 21 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit zyrtar, për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.

Policia bën me dije se personat kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit për lirimin e rrugës.

Në total janë plotësuar 21 procesverbale për kundërvajtje administrative, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Teilen: