Një 42-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi lëvizte i armatosur në afërsi të liqenit të Çekrezës dhe mbante me vete edhe lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Efektivët kishin marrë informacion se në zonën pranë liqenit të Çekrezës qarkullonte një person i armatosur, ku u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet Z. B., 42 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një armë zjarri, pistoletë me mulli, municion përkatës, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit, municionin dhe lëndën narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
/rtsh.al/