Tuesday, 10. November 2026
Sport

Ministri Gogu në Romë, në fokus të vizitës forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi europian

GS 10/11/2026 2 Min. Lesezeit

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, nisi sot në Romë një vizitë pune dyditore. Ai u takua me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Senatit, z. Maurizio Gasparri, me Presidentin e Shtuar të Gjykatës së Kasacionit, z. Stefano Mogini, dhe me Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Deputetëve, z. Ciro Maschio.

Në qendër të takimeve ishin mbështetja italiane për integrimin europian të Shqipërisë, përvoja italiane në rikthimin e pasurive të konfiskuara nga krimi në shërbim të komuniteteve, bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës së Lartë dhe Kasacionit italian, si dhe ndikimi i reformave italiane në kohëzgjatjen e proceseve dhe në aksesin e qytetarëve në drejtësi.

“Shqipëria ka ndërtuar institucione të reja drejtësie. Tani provohet aftësia e tyre për të bashkëpunuar dhe për të dhënë rezultate sipas standardeve europiane. Italia është partner i rëndësishëm në këtë rrugë”, tha Ministri Gogu.

Vizita vijon nesër me takimin me Ministrin e Drejtësisë të Italisë, z. Carlo Nordio, dhe me Presidentin e Shkollës së Magjistraturës, z. Mauro Paladini.

 

  • /rtsh.al/
  • Teilen: