Wednesday, 11. November 2026
Sport

Bostoni mposht Philadelphian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes

GS 11/11/2026 2 Min. Lesezeit

Mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes u ndeshën dy skuadrat më të mira të Konferencës së Lindjes. Në këtë duel Boston Celtics dominuan Philadelphia 76-ers në udhëtim duke treguar se edhe skuadra nga Bostoni është mjaft kompetitive edhe pse gjatë verës humbi një element si Jaylen Brown, i cili ishte protagonist i një episodi delikat në fillimin e ndeshjes kur thuajse injoroi plotësisht ish-shokun e tij të ekipit, Tatum, i cili shkoi për ta përshëndetur.

Sa i përket kronikës një “ish” si Paul George dominoi skenën falë 36 pikëve të shënuara ndërsa një tjetër “ish” si Jaylen Brown mbylli darkën me 13 pikë dhe shumë faulle, të cilat e detyruan që të tërhiqej prej shumë dueleve.

Në takimet e tjera duhet thënë se seria prej katër fitoreve radhazi e OKC-së u ndal në Portland ku fituan Blazers. Me fitoren mbrëmjen e mbyllën edhe skuadra si New York, Phoenix, Miami dhe Orlando. A.V.

Rezultatet

NEW YORK KNICKS – MILWAUKEE BUCKS 117-85

PHILADELPHIA ’76ERS – BOSTON CELTICS 101-123

PHOENIX SUNS – LA CLIPPERS 133-110

UTAH JAZZ – MIAMI HEAT 109-115

SACRAMENTO KINGS – ORLANDO MAGIC 100-107

PORTLAND TRAIL BLAZERS – OKLAHOMA CITY THUNDER 123-103

Teilen: