Wednesday, 11. November 2026
Futboll

“Do të doja ta provoja”! Harry Kane dëshiron të luajë në një pozicion tjetër te Bayern

GS 11/11/2026 1 Min. Lesezeit

Pasi ka shkëlqyer si sulmues te Bayern Munich, duke shënuar 156 gola në 162 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Harry Kane, ka zbuluar se dëshiron ta provojë veten si organizator loje në mesfushë.

“Do të doja ta provoja këtë në një moment të caktuar. Madje, edhe kur isha i ri te Tottenham, kam luajtur në mesfushë dhe në pozicione të ndryshme”, tha Kane në një intervistë të fundit për Sport Bild.

Në fakt, sulmuesi anglez ka dhënë prova të forta shpeshherë si organizator në mesfushë, falë punës së tij në mbrojtje dhe pasimeve të gjata e të sakta, të cilat në disa raste kanë krijuar tashmë mundësi shënimi dhe gola për shokët e tij të skuadrës.

Kur luante te Tottenham dhe trajneri ishte Jose Mourinho, Kane i shfaqte herë pas herë aftësitë e tij si mesfushor organizues. “Ai ndoshta e çoi lojën time në një nivel tjetër”, shtoi Kane për Mourinho-n.

Teilen: