Wednesday, 11. November 2026
Futboll

Seedorf përballet më një surprizë të papritur te Corinthians, vetëm një muaj pas emërimit si trajner

GS 11/11/2026 1 Min. Lesezeit

Aventura e Clarence Seedorf si trajner te Corinthians nuk ka nisur aspak mirë. Holandezi po përballet me situata të papritura që në muajin e tij të parë.

Klubi brazilian ka probleme me pjesën e pagesave dhe Seedorf nuk e ka marrë ende rrogën e tij të parë. Vonesat e pagave nuk janë diçka e re te Corinthians. Memphis Depay është dashur të presë vazhdimisht për paratë e tij dhe së fundmi madje arriti një marrëveshje lidhur me pagesat e prapambetura.

Përveç pagave, klubi ka tre muaj vonesë në pagesat për të drejtat e imazhit për një pjesë të skuadrës. Gjithashtu, nuk janë paguar as bonuset dhe shpërblimet për ndeshjet e luajtura në kampionatin brazilian dhe në Copa Libertadores 2026.

Verën e kaluar, klubi nuk i respektoi as afatet e pagesave për transferimet e lojtarëve, gjë që bëri që FIFA të vendoste një ndalim për kryerjen e transferimeve, si dhe një gjobë prej një milion eurosh.

Përveç problemeve të dukshme financiare, Corinthians është në pozitë delikate edhe në kampionat, pasi renditet në vendin e 17-të dhe është drejt rënies nga kategoria.

Teilen: