Wednesday, 11. November 2026
Futboll

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për klubin, por…”, Pato ia vë “fajin” Milanit për dëmtimet që i shkatërruan karrierën

GS 11/11/2026 2 Min. Lesezeit

Në një intervistë me Luca Tonin në “Prime”, të titulluar “Fenomeni”, Alexandre Pato rikthehet pas në kohë dhe tregoi për përvojën e tij te Milan, por duke zbuluar se ndoshta klubi kuqezi duhej t’i kishte menaxhuar më mirë dëmtimet e shumta që sollën praktikisht dhe fundin e karrierës së tij, të parakohshme.

“Sot, nëse pëson një dëmtim, fillon menjëherë punën dhe nuk qëndron duarkryq. Unë shkova në Atlanta për një javë testesh dhe u stërvita vetëm për një ditë: 12 orë fluturim, një javë atje, 12 orë për t’u kthyer, dhe të nesërmen fluturova për të luajtur në Barcelonë.

Gjatë asaj ndeshjeje, zgjata këmbën dhe ndjeva dhimbje te muskuli fleksor; kisha kaluar një javë pa stërvitje dhe dy fluturime të gjata. Nesta hyri në dhomën e zhveshjes tejet i zemëruar, duke thënë se nuk duhet të kisha luajtur. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Milanin, që më dha gjithçka, por ndoshta ai moment mund të ishte menaxhuar më mirë.

Një nga gjërat që më lëndoi më shumë dhe për të cilën nuk kam folur kurrë më parë, ishte të dëgjoja njerëz në klub të thoshin se nuk do të luaja më kurrë. Ishte diçka e trishtë, veçanërisht sepse, si futbollistë, e dimë që një klub funksionon si një biznes; nëse nuk luan ti, dikush tjetër e merr vendin tënd.

Në atë kohë nuk mund të flisja hapur, pjesërisht sepse isha i ri dhe nuk i kuptoja gjërat. Me mentalitetin që kam sot, do ta kisha menaxhuar situatën ndryshe”, tregoi Pato.

Teilen: