Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka vendosur për katër lojtarët që do të mbeten jashtë listës zyrtare për sfidën me Finlandën, që luhet sonte në Tiranë.
Për shkak të rregullores së UEFA-s, që lejon vetëm 23 lojtarë në listën e ndeshjes, italiani Maran është detyruar të dërgojë në tribunë katër prej 27 futbollistëve të grumbulluar.
Futbollistët që ndeshjen ndaj Finlandës do ta ndjekin nga shkallët e stadiumit janë, Samuele Sina, Feta Fetai dhe Klevi Qefalija e Ysni Ismaili.
Përballja ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës, i takon xhiros së pestë të GrupitC1 të Ligës së Kombeve dhe është tejet e rëndësishme për kuqezinjtë.
Aktualisht, Shqipëria i prinë grupit me 9 pikë, dy më shumë se Finlanda dhe Bjellorusia, kombëtare me të cilat do të përballet brenda tri ditëve.