Policia e Shtetit po vijon zbatimin e planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Finlandës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, strukturat e rendit janë angazhuar me kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme në terren, si dhe me menaxhimin e lëvizjes së tifozëve dhe të qarkullimit rrugor përreth stadiumit dhe akseve kryesore.
Në deklaratë theksohet se ka “gatishmëri e plotë e strukturave policore për të garantuar sigurinë e sportistëve, tifozëve dhe qytetarëve”, duke vijuar angazhimin në shërbim të sigurisë së çdo aktiviteti sportiv dhe publik.
/rtsh.al/
Teilen: