Friday, 13. November 2026
Sport

Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i dënuar me 4 vite burg në Itali, ja për çfarë akuzohet

GS 13/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Policia e Vlorës bëri të ditur se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Strike 8”, të organizuar nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas informacioneve operative për vendndodhjen e të kërkuarit.

64-vjeçari, me inicialet A. B., banues në Tiranë, u lokalizua dhe u kap në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias në Itali e kishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Teilen: