Friday, 13. November 2026
Sport

Kombëtarja e Izraelit në Kosovë, masa të shtuara të sigurisë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkaktohen kolona

GS 13/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Izraelit tashmë gjendet në Kosovë, aty ku nesër do të luajë ndaj Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prej orës 11:00 Izraeli do të mbajë konferencën zyrtare para ndeshjes, ndërsa kjo ka shkaktuar tollovi në trafik.

Magjistralja Prishtinë – Ferizaj aktualisht ka kolona kilometërshe për shkak të ekspeditës së Izraelit këtu.

Gjithashtu, masa të shtuara të policisë vërehen në këtë pjesë të rrugës, aty ku afër po qëndron Kombëtarja e Izraelit.

Në këtë magjistrale u pa edhe autokolona e policisë që shoqëronte futbollistët izraelitë.

 

Teilen: