Friday, 13. November 2026
Sport

Reshjet intensive shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve turistike, zona pa energji prej 24 orësh

GS 13/11/2026 1 Min. Lesezeit

Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar problematika në zonën turistike të Thethit.

Dalja e përrenjve nga shtrati ka bërë që uji të vërshojë drejt disa bizneseve turistike, duke depërtuar në ambientet pranë bujtinave dhe duke vështirësuar aktivitetin e tyre.

Situata paraqitet problematike edhe sa i përket furnizimit me energji elektrike. Për shkak të kushteve të krijuara, zona e Thethit vijon të jetë pa energji elektrike prej rreth 24 orësh.

Prurjet e shumta dhe reshjet e vazhdueshme kanë shtuar vështirësitë për banorët dhe operatorët turistikë.

/rtsh.al/

Teilen: