Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo.
Kallëzimi është depozituar më 10 nëntor, pas vendimit për transferimin e Veliajt nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës në atë të Fierit.
Transferimi u krye më 28 tetor, me urdhër të firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo. Veliaj qëndronte në burgun e Durrësit që prej arrestimit të tij.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve argumentoi se transferimi ishte pjesë e masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e institucioneve penitenciare.
Urdhri për transferimin u klasifikua si sekret shtetëror, me afat ruajtjeje 2-vjeçar.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/