Friday, 13. November 2026
Sport

Kosova kryen stërvitjen e fundit për Izraelin, gati për misionin e madh

GS 13/11/2026 2 Min. Lesezeit

Ndeshje me intensitet të lartë dhe përkrahje masive nga tifozët, kanë qenë prej kërkesave të përzgjedhësit Franco Foda për duelin që Kosova e luan ndaj Izraelit.

Ndeshja e vlefshme e Grupit B3 të Ligës së Komeve luhet të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova me fitore hyn në garë për ta fituar grupin, apo të paktën për t’u forcuar më shumë në pozitën e dytë që siguron vazo më të mirë për shortin e kualifikimeve për “Euro 2028”.

Me pozitën e dytë, Kosova do të luante edhe në plejofin për avancim në Ligën A të Ligës së Kombeve, që është niveli më i lartë i kësaj gare të organizuar nga UEFA. 

Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi janë dy mungesat e fundit të Kosovës për ndeshjen e parafundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Të dy janë liruar nga grumbullimi shkaku i lëndimeve. Kosovës i mungojnë edhe lojtarë të tjerë si Albian Hajdari e Florent Muslija.

Kosova me fitore ndaj Izraelit do ta shmangte largimin nga Liga B, që ka qenë synim i përzgjedhësit Foda prej nisjes së kësaj kampanje. 

Por nuk do të mund ta arrijë vendin e parë në grup nëse nuk fiton ndaj izraelitëve dhe nëse Austria e shmang disfatën në duelin tjetër ndaj Irlandës. 

Aktualisht, Austria i prin grupit me tetë pikë pas katër ndeshjeve. Kosova dhe Irlanda në vendin e dytë e të tretë i kanë nga pesë pikë. Në pozitën e fundit me dy pikë është Izraeli. 

Ndeshjen e fundit të kampanjës Kosova e luan të martën në Dublin ndaj Irlandës. 

Teilen: